Telegrafi

Xhinse, këmishë dhe syze: “Gylsereni” me imazh të ri duket joshëse (Foto)

Nurgul Yesilcay ka fituar zemrën e shumë shqiptarëve me rolin e Gylserenit në serialin “Fatet e Kryqëzuara”.

Ajo konsiderohet edhe një ndër femrat më të bukura në radhët e botës filmike turke.

Kjo bën që të ndiqet nga shumë paparaci dhe të bëhet temë e medieve rozë, transmeton Telegrafi.

I tillë ishte rasti edhe kur aktorja u fotografua në lagjen stambollase të Nissantasit, e cila ka marrë komente pozitive për dukjen.

Ajo shihet e veshur në xhinse dhe një këmishë të kaltër dhe mban syze që i shkonin me veshjen.

Ndryshe, bukuroshen do ta shohim edhe në shumë projekte filmike dhe seriale turke. /Telegrafi/