“Ka mundësi të kalojë te Ferronikeli. Jemi duke biseduar, por nuk kemi arritur marrëveshje. Momentalisht jam në Shqipëri, ditët e ardhshme do të vijë në Kosovë dhe të vendosi përfundimisht se për kë do të luaj”, deklaroi ai për gazetën Arena.
Të kujtojmë që Xhika në të kaluarën luajti edhe te Gjilani, derisa kjo skuadër garonte në Superligë. Te Lepenci është prej dy vitesh ku në shumë ndeshje ishte lojtari më i mirë. /Telegrafi/