Telegrafi

“Xhihani” rrëshqet duke hipur në veturë, dërgohet me urgjencë në spital

Erkan Petekkaya është një ndër aktorët turq më të pëlqyer në Kosovë.

Jeta private dhe publike e aktorit bëhet temë e mediave rozë edhe në trojet shqiptare.

Së fundi, ai ka pësuar aksident duke dalë nga një qendër tregtare në Stamboll.

I njohur më mirë si “Rëza” i serialit “Dila”, gjersa është përpjekur të hynte në veturë ka rrëshqitur.

Kjo ka bërë që të ndiej dhimbje dhe të dërgohet me urgjencë në spital. Aty është konstatuar se aktori e ka thyer këmbën dhe duhet ta vendoste në allçi.

Petekkaya është bërë e ditur se do të jetë larg xhirimeve të projekteve filmike për rreth tre javë.

Ndryshe, 46-vjeçari është tejet i njohur fillimisht në saje të paraqitjes në serilian “Fatet e kryqëzuara”, ku paraqitet me rolin e Xhihanit. /Telegrafi/