Seriali turk “Fate te kryqëzuara” ka fituar simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilë ndjekin çdo javë me kureshtje episodet më të reja.
Ishte pikërisht roli ‘ Gylserenit” ai që u pëlqye aq shumë në fillim dhe tërhiqte publikun, por pas daljes së aktores nga seriali, u sajua ‘vdekja’ e saj dhe në këtë mënyrë erdhi një personazh tjetër, psikologia “Aishe”.
Kjo e fundit ra në dashuri me personazhin kryesor ‘Xhihanin’ i cili ende s’e kishte marrë edhe aq mirë veten pas humbjes së ‘Gylserenit’.
Por, mesa duket fati i ‘Xhihanit’ në serial nuk do të jetë në krah të tij, ngase në episodet e reja edhe ‘Aishja’ njashtu si ‘Gylsereni’ do të qëllohet për vdekje.
Gjithçka ndodh rastësisht nga një zënkë e ‘Xhihanit’ me babain e tij, teksa kjo skenë është publikuar e plotë edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/