Shkaku i lidhjeve me ISIS-in, një xhigadist belg që është dënuar me varje në Irak, tashmë iu refuzua kërkesa për ekstradim në Belgjikë.
Bilal al-Marchohi nga Antwerp, është dënuar me vdekje për shkak se i përkiste dhe merrte kompetenca, në emër të grupit famëkeq, transmeton Telegrafi.
Gjykata në Irak, e ka dënuar këtë 23-vjeçar, bashkë me dhjetëra luftëtarë nga vende të huaja.
Gjatë seancës që zgjati rreth një orë, gjykatësi i Gjykatës Qendrore Kriminale, tregoi dëshmitë që e ndërlidhnin me grupin.
Telefoni tij ka pasur mjaft dëshmi, për përfshirjen në përgatitjen në beteja, si dhe fotografi se ka mbajtur ardhë dhe e ka pasur me vete edhe të birin e tij të vogël.
Megjithëse kundërshtoi në mënyrë kategorike, çdo përfshirje me ISIS, faktet tregonin të kundërtën dhe atij i është dhënë dënimi më i madh.
“Nuk dua të gjykohem në Irak, por në Belgjikë prej nga edhe jam. Dua gjykim në vendlindje” ka thënë al-Marchohi.
Mirëpo, kërkesa e tij për gjykim në një shtet me ligje më të buta, është refuzuar nga gjykatësi. /Telegrafi/