Ushtari britanik që lufton në radhët e Shtetit Islamik, është filmuar duke tërhequr siguresën e një rripi bombë të cilën më pas e hedhë poshtë shkallëve, si pjesë e një shakaje të pakuptimtë në Irak.
Xhihadisti Abu Waqqas el-Albani, dëgjohet duke qeshur derisa aktivizon bombën të cilën e hedhë poshtë shkallëve, duke shkaktuar një shpërthim masiv, transmeton Telegrafi.
Sipas DailyMail, bëhet fjalë për një shqiptar emri i vërtetë i të cilit është Gëzim Kllokoçi, ku ky 19-vjeçar kishte braktisur shkollën në veri të Londrës.
Kllokoqi është rritur në Finsbury Park, ku shkollën fillore e kishte kryer në May në Hackney.
Një shok klase ka deklaruar për Daily Mail, se Kllokoçi kishte filluar t’i përvetësojë rregullat Islame dhe ta marrë më seriozisht fenë. /Telegrafi/