Telegrafi

Xhihadisti më i shkurtër se kallashnikovi (Foto)

Megjithatë përmasat e tij trupore nuk e kanë penguar atë t’i bashkohet luftës në Siri.

“El-Chihuahua” është pjesë e grupit të lidhur me Al Qaedan, Jabhat al-Nusra, i cili është duke luftuar kundër regjimit të Asadit, njëkohësisht edhe ndaj Shtetit Islamik.

Fotot e postuara në internet tregojnë militantin e grupit terrorist me një armë kallashnikov, për të cilin nuk është e qartë se si ai arrin ta përdorë atë. Gjithashtu ai mban veshur një uniformë kamuflazhi dhe një rrip municionesh.

Fotot u postuan në “Twitter” nga Leith Abou Fadel, editor në gjuhën angleze në uebsajtin “Al-Masdar News”.