20-vjeçari i konvertuar në mysliman, i cili akuzohet si është bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik, ka deklaruar haptazi se i mungojnë petullat dhe qebapët në Mbretërinë e Bashkuar, por jo edhe ‘jobesimtarët’ duke përfshirë edhe prindërit e tij.
Gjatë një interviste dhënë televizionit Channel 4, Jack Letts i njohur me nofkën “Xhihadisti Jack”, tha se e kundërshton ISIS-in dhe mohon kategorikisht faktin se ai lufton për ata, transmeton Telegrafi.
“Kam shkuar në Siri për të kërkuar të vërtetën, dhe assesi nuk pendohem për vendimin e marrë”, ka deklaruar xhihadisti Jack.
Prindërit e tij John Letts dhe Sally Lane, do të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen se i kishin dërguar të hollat birit të tyre, i cili akuzohet se i është bashkuar ISIS-it.
Xhihadisti Jack ka pranuar se kishte “urryer” prindërit e vet “për hir të Allahut”, pasi që ata sipas tij ishin jobesimtar.
“Ata kanë refuzuar fenë e të vërtetës, kështu që edhe unë i kam refuzuar ata. I urrej ‘kufarët’ (jobesimtarët)”, ka shtuar ai.
Duke folur për televizionin Channel 4, Jack ka mohuar kategorikisht faktin se është luftëtar i ISIS-it. /Telegrafi/