Site icon Telegrafi

Xhihadisti boshnjak kërcënon Shtetet e Bashkuara (Video)

Shteti Islamik ka realizuar një video të re kërcënuese, në të cilën mund të dëgjohet një xhihadist duke paralajmëruar në gjuhën boshnjake sulme të reja ndaj Shteteve të Bashkuara.

Këto kërcënime u janë dërguar banorëve të San Franciskos dhe Las Vegasit, duke inkurajuar kështu Omar Marteen, i cili vrau 49 persona në Orlando, transmeton Telegrafi.

Besohet se videoja është realizuar në Mosul, kurse ekspertët thonë se lokacionet e cekura në video, tashmë janë duke u kontrolluar me kujdes.

“Qohuni mysliman vrisni të krishterët dhe shërbëtorët e tyre në qytetet dhe shtetet e tyre. Vëni eksplozivë nën veturat, shtëpitë dhe zyrat e tyre… Vrisni me snajperë dhe shurdhues, nëse nuk keni me çfarë tjetër, atëherë vrisni të paktën me thikë dhe assesi mos bëni dallime mes ushtarëve dhe civilëve”, dëgjohet duke thënë xhihadisti. /Telegrafi/

Exit mobile version