Telegrafi

Xhihadistët tani përdorin Snapchat-in për propagandë

Aplikacioni i telefonit mobil, i cili përdoret nga nxënësit perëndimor për të dërguar ‘selfie’ është metoda e fundit që po përdorin xhihadistët e lidhur me Al-Qaeda-në, në Siri. Ata po e përdorin atë për të dokumentuar jetën e tyre në zonat e luftës, shkruan The Mirror.

Llogaritë publikojnë rregullisht pamje të artilerisë së rëndë dhe armët AK47, gjithashtu edhe aspekte tjera nga jeta e tyre brenda luftës si dhe darkat e tyre.

Fotografitë tregojnë militantët të ulur në dysheme teksa bëjnë gosti të ndryshme me bukë, humus dhe perime, transmeton KosovaPress.