Xhihadistët kanë vrarë rreth 20 vetë në sulmet në tre fshatra në veri të Burkina Faso, epiqendra e një kryengritjeje xhihadiste pesë-vjeçare, thanë zyrtarët e qeverisë të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmet u zhvilluan të mërkurën në fshatrat Demniol, Bombofa dhe Peteguerse në provincën Seno, tha zëdhënësi i qeverisë Remis Fulgance Dandjinou në një deklaratë.
“Numërimi i përkohshëm i këtyre sulmeve të kryera në tregje dhe fshatra tregon rreth 20 viktima, si dhe të plagosur dhe persona të zhdukur”, tha ai.
Guvernatori rajonal Salfo Kabore konfirmoi sulmin në një deklaratë tjetër.
Ndërkohë një banor i zonës i tha AFP se të paktën 24 njerëz u vranë në sulmet.
Burkina Faso, një nga vendet më të varfra të botës, po goditet nga një kryengritje xhihadiste që erdhi nga Mali fqinj në vitin 2015 ku qindra njerëz janë vrarë në dhjetëra sulme ndaj civilëve këtë vit.
Sipas shifrave të KB, rreth 4,000 njerëz vdiqën nga dhuna në Mali, Niger dhe Burkina Faso vitin e kaluar. /Telegrafi/