Çmenduria e ISIS-it nuk ka të ndalur, së fundmi është shfaqur një video propaganduese e kësaj organizate terroriste, në të cilën shihet xhihadisti që ka humbur gjymtyrët e trupit duke qëndruar në karrocë për invalidë të mbushur me eksploziv për të kryer sulme vetëvrasëse.
Në video shihet se si një xhihadist i ISIS-it ndihmon kolegun e tij të zbret nga vetura, dhe të ulet në karrocën për invalidë, transmeton Telegrafi.
Burri pa këmbë, mbushet me eksploziv, intervistohet dhe më pas vendoset në karrocë për të kryer një mision vetëvrasës.
Besohet se ky burrë pa këmbë kishte kryer një sulm vetëvrasës në Mosul, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona.
Pamjet e filmuara me dron shfaqin momentin kur vetura në të cilën ishte burri në karrocë, hedh veten në erë pranë një ndërtese. /Telegrafi/