Site icon Telegrafi

Xhihadi Islamik publikon videon e pengut izraelit

Një peng izraelit tha “më mungon liria ime” në një video të publikuar nga grupi terrorist Xhihadi Islamik Palestinez.

Alexander Troufanov ishte në mesin e dhjetëra njerëzve të zënë rob nga militantët gjatë sulmeve të 7 tetorit të vitit të kaluar.

Dhe ndërsa shumë pengje që atëherë janë liruar, çliruar ose janë gjetur të vdekur – familja e Troufanov ende shpreson për kthimin e tij të sigurt.

“Më mungon familja ime, miqtë e mi, jeta ime, më mungon liria”, thotë ai në videon e publikuar nga grupi militant të mërkurën.

Familja e tij ka autorizuar përdorimin e këtij materiali nga organizatat mediatike, transmeton Telegrafi.

Nëna e tij, Lena, tha se u lehtësua kur pa djalin e saj të gjallë, por ishte “shumë e shqetësuar kur dëgjoi se çfarë po thoshte”.

“Unë kërkoj që të bëhet çdo përpjekje për të siguruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe të të gjithë pengjeve të tjerë. Atyre nuk u ka mbetur kohë”, tha ajo.

Në një mesazh për djalin e saj, Lena iu lut që të vazhdonte të ishte i fortë dhe të qëndronte.

“Mos e humbni shpresën, ne nuk do të ndalemi së luftuari për lirimin tuaj derisa të jeni këtu me ne, në shtëpi”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version