Site icon Telegrafi

“Xhihad Cosmo” këshillon gratë si t’ua mbushin mendjen burrave të bëhen kamikazë

Revista Al-Shamikha, të cilën e boton Al-Qaeda u dedikohet femrave, të cilët në 31 faqe mund të mësojnë më shumë për modën, bukurinë, por edhe të lexojnë disa këshilla se si duhet të sillen ndaj personave të cilët janë rrugës për t’u bërë martir.

Revista po ashtu sjellë edhe intervista ekskluzive të grave të cilat kanë shtyrë burrat e tyre për tu vrarë për qëllime “hyjnore” por edhe këshilla për femrat e pamartuara se si ta gjejnë një burrë muhaxhedin. Në faqet e “bukurisë” gratë këshillohen se si duhet mbuluar nga këmbët deri tek koka dhe të qëndrojnë në hapësira të mbyllura “për ten sa më të bukur”.

Po ashtu ato këshillohen të mos dalin fare vetëm nëse kjo është e domosdoshme dhe gjithmonë të mbajnë shaminë. Njëra nga porositë në “Xhihad Cosmo” është se detyra e grave është të kujdesen për fëmijët dhe të përkrahin bashkëshortët e tyre, shkruan Daily Mail.

Nëpër tërë revistën vërehet ideja kryesore se lexuesit duhet ta japin jetën e tyre për një qëllim që e besojnë.

Revista Al-Shamikha shpërndahet nëpërmjet internetit, njëjtë si edhe publikimi i Al-Qaedas “Inspire”, e cila nxitë të rinjtë myslimanë për vepra terroriste në Perëndim. /Telegrafi/
 

Exit mobile version