Telegrafi

Xhevdet Smakiqi caktohet ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës

Me vendimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është caktuar ushtrues i detyrës së kryeshefit.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Smakiqi.

“Emërimi im në pozitën ushtruesi të kryrshefit ekzekutiv, është i natyrshëm mbi bazën e përvojës time të gjatë rreth 15 vite në Ndërmarrjen Publike Qendrore ish-PTK dhe tani në Postën e Kosovës. Detyrat e mia do t’i ushtroj konform ligjit në fuqi, si U.D.KE. në një gjendje të rëndë afariste, sidomos në operimin e saj në kohë pandemie me COVID-19”, ka njoftuar Smakiqi.

Në muajin gusht, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës kishin emëruar Vjollca Shala – Mulajn si ushtruese e detyrës së kryeshefes. /Telegrafi/