Drita ka mbetur pa dy yjet e saj, veteranët Xhevdet Shabani dhe Fidan Gërbeshi, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Nënkampioni i Kosovës duket se do të bëjë revolucion në skuadër, pasi sot kanë konfirmuar largimin dy nga lojtarët kyç që ishin pjesë e sukseseve në vitet e fundit.
Xhevdet Shabani që konsiderohet njëri nga lojtarët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, sezonin e fundi zhvilloi 35 ndeshje, ku kontribuoi me tetë gola dhe gjashtë asistime.
Ai ishte bashkuar me Dritën në vitin 2017, që ishte hera e dytë e tij në këtë klub. Shabani fitoi dy tituj të kampionit dhe një Superkupë të Kosovës.
Edhe Fidan Gërbeshi, ishte bashkuar me Dritën në vitin 2017, që ishte hera e dytë e tij në këtë klub, pasi kishte luajtur edhe më parë.
Këtë sezon Gërbeshi zhvilloi 18 ndeshje me Dritën ku shënoi dy gola.
Edhe ky sikurse Shabani ka fituar dy herë titullin dhe një herë Superkupën.
Në ditët në vijim dyshja do të vendoson për të ardhmen. /Telegrafi/