Xhevat Bislimi, njëri nga themeluesit e NISMA-s për Kosovën, njëherësh sekretar për marrëdhënie me publikun i kësaj partie, ka dhënë dorëheqja nga kjo parti.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka dhënë edhe arsyet e largimit të tij.
Ja postimi i plotë i tij:
NUK JAM MË NË INICIATIVËN NISMA PËR KOSOVËN
Miq, shokë, familjarë, farefis dhe dashamirë të shumtë, Te merresh me pklitike ne nje vend ku lulezon korrupcioni e krimi organizuar qenka e veshtire. Te merresh me politike ne nje vend me varferi dhe papunesi te skajshme nuk qenka e lehte.
Por, mbi te gjitha, te merresh me pklitike ne nje vend ku nje pjese e mire e klases pklitike dhe shteterore (elita) eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe e kapur qenka shume e veshtire… Megjithate, jemi te “denuar” dhe e kemi detyre mbi detyrate tjera te perpiqemi me krejt fuqite tona qe edhe Republika jone te behet plotesiht e pavarur nga Serbia dhe te vendose vet per te ardhmen e saj shqiptare dhe per zhvillim e mireqenie ekonomike e sociale. Edhe iniciativa NISMA per Kosoven u themelua me kete synim dhe me kete deshire…
Mirepo, drejtuesit e perkohshem qe i zgjodhem doli se kishin synime dhe ambicie tjera! Rezultati i zgjedhjeve parlamentare vertetoi se kishim krijuar nje subjekt (iniciative) komunale dhe me karakteristika familjare e farefisnore! Me “terheqjen” e Jakup Krasniqit nga kryetarlleku u terhoqen ose nuk erdhen disa nga themeluesit dhe disa nga ata qe kishin paralajmeruar ardhjen e tyre ne NISMA!
Tendenca ne rritje per ta kontrolluar dhe “sunduar” subjektin dy-tre veta dhe trajtimi i NISMA-se si ndermarrje private e familjare i “detyroi” edhe disa themeluese tjere te largohen nga kjo iniciative!
Ne qe mbetem na mbajti bashkepunimi dhe bashkimi opozitar per kundershtimin e dy marreveshjeve teper te demshme (me Serbine dhe me Malin e Zi) dhe per ndryshimin e qeverisjes se korruptuar…
Antimarreveshja tinzare e “krereve” te NISMA-se me AAK-ne per ta prishur opoziten e bashkuar ia vuri kapakun te tanave dhe e fundosi kete iniciative politike!
Prandaj, prej dje edhe une nuk jam më pjese e iniciatives NISMA per Kosoven. Falenderim dhe nderim per te gjithe ata burra e gra dhe per te gjithe ata djeme e vajza qe u angazhuan me mendje e me zemer kunder marreveshjeve te Brukselit per Bashkesine e komunave serbe, kunder marreveshjes per kufirin me Malin e Zi dhe kunder qeverisjes qe po e rrenone lirine, demokracine, pavaresine, sovranitetin, ekonomine dhe mireqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republiken e Kosoves! Xhevat Bislimi (Njeri nga themeluesit e paket te NISMA-se dhe Sekretar i saj per marredhenie me publikun).(sic) /Telegrafi/