Telegrafi

Xhesika Ndoj konfirmon takimin me Ilir Metën: Çka biseduan këngëtarja dhe deputeti?

Ajo nuk ka dashur ta komentojë takimin me Ilir Metën.

Këngëtarja provokuese< Xhesika Ndoj e rikthyer në vëmendje pas publikimit të një foto paparaci ku shihet në plazh me Kryetarin e Kuvendit, thotë se ka qenë së bashku me të bijën teksa është fotografuar.

PO ASHTU LEXONI: Xhesika Ndoj takohet në plazh me kreun e deputetëve shqiptar (Foto)

“Tani jam në një drekë dhe nuk dua të flas më gjatë rreth këtij takimi. Në foto me Ilir Metën jam unë bashkë me vajzën time, por s’dua të tregojë më shumë rreth asaj që biseduam me z. Meta,” ka thënë Xhesika për opinion.al.

Këngëtarja shqiptare ditë më parë bëri bujë me deklaratën se me një deputet shqiptar ka pasur marrëdhënie seksuale.