Telegrafi

‘Xhesika’ me bikini, ‘Sasa’ me fustan transparent në pushimet luksoze në Turqi (Foto)

Dy bukuroshet e serialit “O Sa Mirë”, aktoret Arta Nitaj dhe Adriana Matoshi, të cilat luajnë përkatësisht rolet e ‘Sasës’ dhe të ‘Xhesikës’, kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë pushim.

Ato kanë shkruar së bashku në bregdetin turk, me ç’rast edhe janë bërë pjesë e xhirimeve të sezonit veror të emisionit “1 kafe me Labin”.

Në një fotografi që Adriana ka publikuar së fundmi në Instagram, ajo dhe Arta shfaqen mjaft të freskëta, teksa shijojnë ditën me diell pranë bregdetit.

‘Xhesika’ me bikini dhe ‘Sasa’ me fustan transparent, mahnitën ndjekësit me linjat e tyre trupore.

Mund të jenë rivale në serial, por ato kanë krijuar një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën jashtë “O Sa Mirë”. /Telegrafi/