Site icon Telegrafi

Xhesika Berberi rrëfen se përse nuk është bërë pjesë e modeleve të “Victoria’s Secret”

Ëndrra e çdo modeleje nuk ka dyshim se është përfshirja në kastin e “Victoria’s Secret”.

Shumë vajza mund të kenë provuar fatin por që nuk ia kanë dalë të bëhen pjesë e saj pasi puna që kërkohet është shumë e madhe.

Siç duket këtë presion e ka ndjerë dhe modelja shqiptare, Xhesika Berberi.

Prej vitesh ajo ushtron këtë profesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sigurisht dëshira për t’u bërë pjesë e kompanisë më të madhe të modeleve në botë duhet të ketë qenë e madhe.

Xhesika Berberi (Foto: Shiko kush Luan)

E ftuar në “Shiko kush Luan” ajo ka treguar se nuk është ndjerë gati për të shkuar në audicionet e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhesika Berberi

Në lojën “Ndaje ose Haje” Xhesikës iu bë pyetja: “Në media u diskutua fakti që bëre casting për të qenë ëngjëll i Victorias. Çfarë nuk shkoi si duhet, cila ishte përgjigja e tyre dhe përse nuk u zgjodhe?”.

“Nuk e kam bërë kurrë audicionin pasi nuk e kam ndjerë veten gati”, u shpreh Xhesika.

Pavarësisht kësaj, Berberi vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version