Telegrafi

Xhesika Berberi përgënjeshtron njoftimet se Saimir Pirgu ishte arsyeja e ndarjes nga i dashuri (Video)

Xhesika Berberi ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin, ndërsa i ka mohuar thashethemet për arsyen e ndarjes.

E njohur “Gigi Hadid shqiptare”, bukuroshja ka pranuar se është ndarë nga i dashuri i saj duke mos dhënë detaje për ndarjen duke thënë se ashtu erdhën gjërat dhe ata nuk janë më bashkë.

Lexo po ashtu Modelja që zbukuron klipin e Getit dhe Majkut, në poza të ndryshme (Foto/Video)

Ajo i ka hedhur poshtë spekulimet se tenori Saimir Pirgu ishte arsyeja e ndarjes së saj nga i dashuri.

“Është 100 për qind një lajm i rremë”, ka thënë Xhesika për Prive.

Për më shumë, modelja ka thënë se ndihet shumë mirë vetëm.

Kujtojmë që Xhesika zbukuroi klipin e hitit “Ajo” të Getoar Selimit dhe Majkut. /Telegrafi/