Xhesika Berberi ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin, ndërsa i ka mohuar thashethemet për arsyen e ndarjes.
E njohur “Gigi Hadid shqiptare”, bukuroshja ka pranuar se është ndarë nga i dashuri i saj duke mos dhënë detaje për ndarjen duke thënë se ashtu erdhën gjërat dhe ata nuk janë më bashkë.
Ajo i ka hedhur poshtë spekulimet se tenori Saimir Pirgu ishte arsyeja e ndarjes së saj nga i dashuri.
“Është 100 për qind një lajm i rremë”, ka thënë Xhesika për Prive.
Për më shumë, modelja ka thënë se ndihet shumë mirë vetëm.
Kujtojmë që Xhesika zbukuroi klipin e hitit “Ajo” të Getoar Selimit dhe Majkut. /Telegrafi/