Telegrafi

Xhesika Berberi mahnitet me unazën e fejesës që i dhuroi i dashuri çek, Afërdita Dreshajt

Ajo pritet të jetë shoqëruese e mikeshës së saj, e cila gjatë verës do të kurorëzohet.

Afërdita Dreshaj dhe i fejuari çek, Jakub Kindl do të martohen më 29 qershor të këtij viti.

Një ndër vajzat shoqëruese të bukuroshes sonë do të jetë edhe modelja shqiptare, Xhesika Berberi.

E përderisa ato po udhëtojnë e po bëjnë qejf bashkë, është unaza e Afërditës ajo që i ka lënë përshtypje Berberit.

Një unazë me diamant e artë, duket se do t’i pëlqente ta merrte edhe Xhesikës me rastin e ndonjë ngjarje.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj tregon datën dhe zbulon ftesat e dasmës

“Wow, çfarë unaze”, ka shkruar Berberi duke prezantuar unazën e shoqes në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, vendi ku kanë përzgjedhur është mjaft i veçantë pasi që momenti i madhështore për çiftin do të bëhet në plazhet e Miamit të SHBA-ve. /Telegrafi/