Telegrafi

Xherdani i Kosovës iu shënon sërish, festimi i tij unik pas golit duke ua treguar emrin

Zvicra ka arritur të kaloj në epërsi ndaj serbisë pas 20 minutave lojë.

Kush tjetër, përveç se futbollistit të jashtëzakonshëm nga Kosova, Xherdan Shaqiri që i ka kaluar helvetikët në epërsi.

Gjilanasi u gjet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme kaloi Zvicrën në epërsi 1-0.

Festa e Xherdanit ka qenë fantastike, duke vendosur gishtin te goja për t’i hesthur tifozët serbë derisa nuk ngurroi t’ua tregojë mbiemrin ‘Shaqiri’ në fanellë.

Me rezultatin aktual, Zvicra e sheh vetën në fazën tjetër. /Telegrafi/