Zvicra ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në Euro 2024, ndaj Hungarisë me rezultatin 31, por që Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në këtë përballje.
Nga mediat zvicrane u llogarit befasia më e madhe mos inkuadrimi i Xherdan Shaqirit për asnjë minutë lojë.
Sot (e diel) gjatë ditë dielën, Giorgio Contini, pjesë e stafit të Murat Yakin, ka zbuluar arsyen se pse ylli i Zvicrës nuk u aktivizua fare.
“Dje ndeshja ishte e tillë që na duhej të bënim shumë punë në mbrojtje, në prapavijë. Kjo është arsyeja pse zëvendësimet shkuan në këtë drejtim”.
“Xherdani ka cilësitë e tij dhe ne do t’i përdorim ato kur të nevojiten, si me të gjithë lojtarët”, deklaroi Contini.
Ndeshjen e radhës, Zvicra e zhvillon ndaj Skocisë më 19 qershor, ndërsa me Gjermaninë do të përballet më 23 qershor, dy ndeshje ku mund ta shohim Shaqirin në fushë. /Telegrafi/