Telegrafi

“Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, pa të Zvicrës i mungon kreativiteti” – Behrami analizon lojën e yllit të ekipit

Ish futbollisti Valon Behrami është kolumnist i rregullt për gazetën e njohur zvicerane “20 Minuten”, ku ai analizon ndeshjet e Zvicrës.  

Në shkrimin e fundit, Behrami është ndalur te Xherdan Shaqiri, duke thënë se mungesa e tij vërehet në kreativitetin e lojës së Zvicrës dhe se ylli i Chicago Fire duhet të ketë trajtim special.

“Shaqiri nuk ishte në përbërjen bazë të shtunën dhe qartë se kreativiteti i tij, momentet brilante, kanë munguar”.

nella foto: Valon Behrami

“Me lëndimin e Zuberit, Shaqiri mund të jetë startues në ndeshjen hapëse. Nevojitet Shaqiri në intensitetin më të lartë dhe në një plan të lojës ku ai nuk duhet të punojë në defansivë”.

“Është shumë e rëndësishme që Shaqiri të jetë në disponim të mirë. Dhe këtu dalin në pah aftësitë e komunikimit të Murat Yakinit. Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, që të ketë shkëmbime për rolin dhe planet me të në Gjermani”, ka shkruar Behrami.

Te Zvicra luajnë edhe Granit Xhaka e Ardon Jashari dhe do të jenë në “Euro 2024”.

Zvicra është në grup me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore