Observatori i Futbollit (CIES), i ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e disa lojtarëve, ku vlerësohet edhe transferimi i Xherdan Shaqirit.
Ajo që është vlerësuar janë blerjet e verës si Cristiano Ronaldo, Alisson Becker edhe Xherdan Shaqiri.
Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpoolin ka befasuar me paraqitjet e tij dhe rritjen e vlerës së kartonit.
Xherdan Shaqiri u transferua në verë te Liverpooli për 14.7 milionë euro, ndërsa tani ajo është ngritur për 40.3 milionë euro.
Aktualisht vlera e kartonit të futbollistit vlerësohet 55 milionë euro. Ky është një rekord për një futbollist shqiptar.
Shaqa me Liverpoolin janë në pozitën e parë në Ligën Premier, ndërsa në garë është edhe në Ligën e Kampionëve.
Edhe Cristiano Ronaldos, i është rritur vlera, por mbanë vendin e 12-të me një vlerë të rritur të kartonit me 22.2 milionë euro. /Telegrafi/