Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri zhvillon stërvitjen e parë me Chicago Fire, flet për klubin, bashkëlojtarët dhe ambiciet

Kalimi i Xherdan Shaqirit te Chicago Fire ka bërë bujë të madhe në SHBA, ndërsa nga ai pritet shumë në MLS.

Shaqiri të premten ka kompletuar edhe stërvitjen e parë dhe është ndarë shumë i kënaqur me klubin dhe bashkëlojtarët e tij.

Ish lojtari i Basel, Bayern, Inter, Stoke City, Liverpooli dhe Lyoni, ka dhënë intervistën e parë për ueb faqen e klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi. Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni”.

“Dua vetëm të jem i suksesshëm, dua ta ndihmoj skuadrën të rritet. Dua që ta shfaq eksperiencën time edhe te lojtarët e rinj dhe dua të fitoj ndeshje. Dua të rritem bashkë me këtë klub. Mezi pres të filloj dhe dua të jem i suksesshëm”.

“Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje. Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version