Telegrafi

Xherdan Shaqiri vozit tani një veturë luksoze “Rolls-Royce”

Xherdan Shaqiri nuk e luajti asnjë minutë kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht atyre që ndodhin në profesionin e tij, shqiptari po vazhdon të shijojë gjëra të mira në jetën e tij private.

Kur është fjala për veturat luksoze ai hyn në të njëjtën kategori si: Cristiano, Pogba, Lukaku dhe Griezman, të cilët ngasin një veturë luksoze nga shtëpia e “Rolls-Royce”.

Futbollisti shqiptar ka blerë tashmë një “Wraith Black Badge”, e cila kushton rreth 370000 franga zvicerane.

Ndërkohë Cristiano Ronaldo aktualisht vozit një “Rolls-Royce Cullinan” në vlerë rreth gjysmë milioni të tilla.

I njëjti posedon edhe disa vetura tjera të markave Lamborghini, Bugatti dhe Porsche. /Telegrafi/

Xherdan Shaqiri (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)