Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shënuar edhe dy gola tjerë me fanellën e klubit nga Mayor League Soccer, Chicago Fire.
‘Magjistari’ nga Gjilani ka vazhduar me paraqitje të mira në SHBA, duke shënuar edhe në ndeshjen e tretë nga katër të fundit.
Pas një supergoli nga distanca para dy javësh ndaj Montrealit dhe një penalltie me klas ndaj Minnesotta, Shaqiri ka gjetur përsëri portën.
Shaqiri ka shënuar dy gola gjatë ndeshjes së zhvilluar ndaj Puebla në mëngjesin e sotëm (e martë), duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
MOTM: Big Shaq💪💪#CHIvPUE | #CF97 pic.twitter.com/i8KFQc1Pff
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) August 1, 2023
Goli i parë i Shaqiri erdhi në goditja e dënimit në minutën e 79-të dhe ishte goli i barazimi 1-1, rezultat që dërgoi ekipet në ekzekutimin e penalltive.
Në penallti, djaloshi gjilanas ishte përsëri i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, por kjo nuk i ndihmoi ekipit, pasi në fund u mposhten. /Telegrafi/
Xherdan Shaqiri's free kick takes a big deflection and finds the net.#CF97 get their equalizer. pic.twitter.com/3CR5NADWOm
— Major League Soccer (@MLS) August 1, 2023