Telegrafi

Xherdan Shaqiri uron për pesëvjetor

 Shaqiri, i cili është lindur në Kosovë, por që është rritur jashtë vendit edhe pse luan për një klub jashtë vendlindjes së tij dhe të prindërve dhe luan për kombëtaren e Zvicrës, me shumë krenari ka treguar se nga vjen.

Ai ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të shprehur kënaqësinë e tij dhe për të uruar fansat e tij shqiptarë.

“Happy 5 years Kosovo, urime 5 vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar Shaqiri bashkangjitur me foton të cilën e shihni më lart.

Xherdan Shaqiri aktualisht luan për Bayernin e Munichut ku është prej lojtarëve kryesorë. Ai të martën udhëton në Londër me ekipin e tij, për t’u përballur me Arsenalin. /Telegrafi/