Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri uron Dritën për titullin e kampionit

Drita është shpallur edhe zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës pas barazimit të sotëm mes Gjilanit dhe Ballkanit (2-2) në xhiron e parafundit.

Është ky titulli i tretë në histori të Dritës, ndërsa i dyti në tri vitet e fundit.

Drita ka udhëhequr kampionatin pas zhbllokimet nga pandemia, duke fituar isa ndeshje radhazi.

Drita aktualisht ka 68 pikë, tri më shumë se Gjilani dhe katër më shumë se Ballkani.

(Foto: dritafc.com/Facebook/Drita FC)

Njëri nga ata që i ka uruar Dritën për titullin, kampion ka qenë edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri

“Urime”, ka shkruar ai në postimin e Dritës në Instagram, duke e pëcjellur urimin me simbolet e forcës, vendit të parë dhe trofeun.

Shaqiri njihet si tifoz i Dritës, ndërsa ai vjen nga Zhegra e Gjilanit. /Telegrafi/   

Exit mobile version