Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e  Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës në sfidën që do të zhvillohet në “St. Jakob-Park” në qytetin e Bazelit.

I pranishëm në konferencën për shtyp të Kombëtares së Zvicrës së bashku me trajnerin Murat Yakin para ndeshjes së nesërme, ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u pyet nese do të festojë në rast se shënon gol ndaj Kosovës dhe për këtë ai pati një përgjigje.

“Sigurisht që gjithmonë dua të shënoj gola, përfshirë nesër. Por sigurisht, nuk do të festoj nesër kur të shënojmë”, ka thënë Shaqiri.

Ajo që ra në sy gjatë konferencës për shtyp ishte fakti që nuk kishte përkthyes zyrtar dhe Shaqiri mori rolin e përkthyesit për pyetjet e gazetarëve kosovar.

Për fund, Shaqiri tha se ndjehet mjaft i lumtur që në stadium do të ketë shumë tifozë shqiptar./Telegrafi/

Exit mobile version