Telegrafi

Xherdan Shaqiri: Të lutemi për Shqipërinë

Xherdan Shaiqri është lojtari i radhës që ka mbështetur Shqipërinë në këto momente të vështira.

Ylli i Liverpoolit ka bërë të ditur se po lutet në këto momente të vështira për vendin tonë, pas tërmetit të pësuar në orët e hershme.

“Pray for Albania (të lutemi për Shqipërinë)”, është fotoja që ka publikuar Shaqiri në llogarinë e tij në Twitter”.

Shqipëria është përballur me disa tërmete në këto javë të fundit, por ky që ndodhi sot është shkatërrimtar pasi pas vetes ka lënë viktima dhe qindra të lënduar.

Shaqiri i është shtuar listës së lojtarëve që kanë mendjen te vendi jonë dhe nga kjo fatkeqësi që po përballemi. /Telegrafi/