Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri refuzon të largohet nga Liverpooli si i huazuar

Xherdan Shaqiri është duke e refuzuar mundësinë e largimit nga Liverpooli si i huazuar.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Hertha Berlin ka shfaqur interesim për anësori shqiptar.

Shaqiri nuk po luan rregullisht te The Reds, mirëpo nuk pranon që të huazohet te një skuadër që nuk ka qëllime të fitojë trofe.

Jurgen Klopp po e përdor shumë pak lojtarin dhe mundësia për largim në janar janë të vogla për të.

Kështu, Shaqiri duhet të pres deri në afat kalimtar të verës për t’u larguar nga skuadra angleze.

Synimi i tij është që të mbetet në Ligën Premier,mirëpo ai nuk e përjashton mundësinë e transferimit në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version