Telegrafi

Xherdan Shaqiri promovon fanellat e treta të Liverpoolit

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka qenë pjesë e promovimit të fanellave të treta zyrtare të Liverpoolit për sezonin 2019/20.

Liverpooli ka publikuar edhe fanellat e treta zyrtare para nisjes së sezonit të ri.

Reds kanë njoftuar se tani është kompletuar seti i tre palë fanellave dhe se fanellat e treta do të jenë të zeza të kombinuar me nuanca të gjelbra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“Fanellat e treta të reja të Kampionëve të Evropës”.

“Inspiruar nga qyteti jonë ikonik”, shkruan në publikimin e Liverpoolit në faqen zyrtare.

Në anën tjetër, Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të promovuar fanellën e tretë së bashku me Giorginio Wijnaldum dhe Fabinhon, të cilët i ka quajtur vëllezër.

“Fanellat e treta së bashku me vëllezërit e mi”, ka shkruar ylli shqiptar në Instagram. /Telegrafi/