Baseli është pajtuar që të lejojë largimin e Shaqirit, për të cilin drejtori sportiv Ilya Kentsing ka thënë se “është lojtar për një skuadër të madhe dhe mund të luajë në cilindo top-klub”.
19-vjeçari pati një ndikim të madh te skuadra zvicerane sezonin e kaluar duke i ndihmuar që të fitojë titullin e Superligës zvicerane dhe ka vazhduar të shkëlqejë këtë sezon, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Sipas talksport.co.uk, Aston Villa duhet të paguajë shtatë milionë funte për të siguruar shërbimet e mesfushorit me prejardhje kosovare. /Telegrafi/