Telegrafi

Xherdan Shaqiri përcakton të ardhmen e tij pas Euro 2020 – aventura te Liverpooli duket se ka përfunduar

Xherdan Shqiri ka zbuluar se do e përcaktojë të ardhmen e tij te Liverpooli pas Kmapionatit Evropian.

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën në Euro 2020, është duke u lidhur me disa skuadra evropiane.

Lojtari 29-vjeçar u bashkua me The Reds nga Stoke City në verën e vitit 2018, derisa ka shënuar gjashtë herë në 30 paraqitje në sezonin e tij të parë në klub.

Por, Shaqiri nuk ka marrë shumë minuta në dy sezonet e fundit, derisa në sezonin e kaluar kishte vetëm shtatë ndeshje nga fillimi.

“Për momentin, unë me të vërtetë nuk dua të flas për këtë”, deklaroi ai në një konferencë për shtyp të martën pasdite kur u pyet për të ardhmen e tij në Liverpool.

“Unë kam një kontratë atje dhe pas Euro, natyrisht, do të flas me agjentin tim. Ne do të shohim situatën dhe pastaj do të vendosim se si të veprojmë”.

Pasi barazuan në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Euro 2020 me Uellsin, Zvicra e Shaqirit përballet me Italinë në ndeshjen e tyre të radhës të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/