Telegrafi

Xherdan Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Chicago Fire

Sulmuesi shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit të ekipit të tij në Mayor League Soccer.

Chicago Fire u mposht me rezultat të pastër 3-0 nga Columbus Crew në ndeshjen e vlefshme për konferencën lindore të MLS.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra për klubin nga Çikago, pasi në ndeshjet e ardhshme do të ketë një mungesë të madhe.

Bëhet fjalë për yllin shqiptar, Shaqiri, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 67-të të ndeshjes.

Shaqiri mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij, Rudy Camacho.

Kapiteni i Chicago Fire kartonin e parë të verdhë e kishte marrë në minutën e 44-të. /Telegrafi/