Albana Osmani një vit më parë kishte filluar një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
“TI je një luledielli”, ishte kampanja humanitare që kishte ndërmarrë bukuroshja jonë dhe që u mbështet prej shumë personaliteteve të njohura.
Një prej tyre është edhe futbollisti shqiptar, i cili përfaqëson ngjyrat e kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri.
Ky i fundit ka pozuar i veshur një fanellë me luledielli, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, Osmani.
“Faleminderit për mbështetjen tënde ndaj fëmijëve shqiptarë. Fëmijët te duan shumë, shpresojmë që një dite t’i takosh nga afër të gjithë admiruesit më të flaktë të sportit tënd! Faleminderit për mbështetjen ndaj @you_are_a_sunflower. Qofsh bekuar”, ka shkruar Albana.
Theksojmë se Lorik Cana, familja kryeministrore kosovare dhe shqiptare, kanë mbështetur fuqishëm zeshkanen tonë.
Ndryshe, moderatoren mund ta shohim në ekranet tona televizive shqiptare me emisione të ndryshme. /Telegrafi/