Telegrafi

Xherdan Shaqiri kalon Zvicrën në epërsi me një gol të bukur

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Lituanisë në ndeshjen që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

Helvetikët e filluan mjaftë mirë takimin, duke shënuar pas vetëm dy minutash lojë.

Ishte Xherdan Shaqiri ai që shënoi për 1-0, duke i dhënë Përfaqësueses së Zvicrës epërsinë e hershme.

Lexo po ashtu Zvicra tentoi 'të mashtrojë' FIFA-n në ngritjen e shtyllave ndaj Lituanisë - ndeshja filloi me vonesë

Brel Embolo bëri gjërat më të thjeshta për lojtarin shqiptar me pasaportë zvicerane, për të shënuar për 1-0. /Telegrafi/