Telegrafi

Xherdan Shaqiri gjen përsëri golin me Chicago Fire në MLS

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shënuar përsëri goli me skuadrën e tij Chicago Fire në Mayor League Soccer (MLS).

Chicago Fire është mposhtur në shtëpi nga New York Red Bulls me rezultat të ngushtë 2-1, edhe pse ishin në epërsi gjatë pjesës së parë.

Goli i vetëm për vendasit u shënua pikërisht nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili kompletoi transferimin e tij nga Lyoni gjatë janarit.

Shaqiri u tregua i saktë duke shënuar nga penalltia për epërsinë e ekipit të tij 1-0.

Ky gol erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes.

Vlen të theksohet se ky ishte goli i dytë për djaloshin gjilanas në MLS, teksa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/