Gjilani dhe Drita po takohen në kuadër të xhiros së 30 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesë e derbit më të madh lokal kosovarë si shikues është edhe mesfushori shqiptar i stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Në fakt, ky i fundit po përkrah skuadrën e Dritës duke bërë tifozllëk pranë ekranit televiziv.
“Vamos Drita”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Shaqiri.
Ndryshe, pjesa e parë mes këtyre dyja ekipeve ka përfunduar e barabartë 1-1.
Drita në rast të fitores do të arrijnë në kuotën e 62 pikëve në në të kundërtën, Gjilani do të ketë 48 pikë. /Telegrafi/