Telegrafi

Xherdan Shaqiri flet për supergolin që shënoi (Video)

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol të bukur në barazimin e Stoke Cityt kundër Middlesbrough me rezultat 1-1.

Shaqiri realizoi gol prej gjuajtjes së lirë dhe kjo e ka bërë të lumtur mesfushorin shqiptar me tipare sulmuese.

“Jam i lumtur që e ndihmova ekipin të marrim një pikë. Barazuam, po mendoj se është një fillim i mirë”, deklaroi Shaqiri.

“Shikoja pozicionin e portierit dhe ndoshta mendonte se do të gjuajë në anën e kundërt. Unë gjuajta në anën tjetër dhe ishte vendim i drejtë”, tha mesfushori shqiptar. /Telegrafi/