Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ka bërë asistimin e parë me Përfaqësuesen e Zvicrës në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Zvicra ka gjetur tashmë golin e parë në ndeshjen ndaj Kamerunit të vlefshme për Grupin G.
Është sulmuesi i njohur, Breel Embolo, i cili ka shënuar golin e epërsinë 1-0 për Helvetikët.
Megjithatë, goli i Embolos ishte shumë i lehtë pasi iu asistua në mënyrë të përkryer nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.
https://twitter.com/hfworld_/status/1595737333579612164
Shaqiri depërtoi nga e djathta dhe posa u afrua në fundore afër zonës, vendosi të asistojë me të djathtën duke e gjetur saktë Embolon për golin e parë.
Ky asistim i gjilanasit dhe goli i Embolos ndodhen në minutën e 48-të. /Telegrafi/
GOL DE SUIZA!! GOL DE EMBOLO 1-0 CAMERÚN!https://t.co/cvI3ftdkY9
— 𝚃𝚒𝚗𝚘 🇮🇩 (@tinooxcarp) November 24, 2022