Sonte (e shtunë) është përmbyllur edicioni i dytë i emisionit më të shikuar në vend, “Detektivi”.
Në po të njëjtin ditë është zhvilluar finalja e madhe e këtij programi, në të cilën nuk munguan as emocionet e mëdha.
Pas shumë netëve të gjata, vështirësive e komenteve nga më të llojllojshmet në këtë natë u zgjodh një finalist.
Për çdo mbrëmje për rreth një muaj u përjetuan momente të ndryshme, e po ashtu u mësuan shumë gjëra të reja.
Mes gjithë këtyre rrethanave, të pranishëm në këtë mbrëmje ishin vetëm gjysmëfinalistët e finalistët me familjarë.
Finalistëve Xheraldina Rexhepit dhe Ilaz Kozhanit po ashtu iu bashkua edhe njëri nga gjysmëfinalistët dhe ajo ishte mësuesja Vesa Haxhikadriu.
Në garën mes Xheraldinës, Vesës dhe Ilazit – ky i fundit u mposht duke lënë pas një vazhdim tejet të fortë në mes tyre.
Fituesja e edicionit të dytë të këtij emisioni u shpall Xheraldina Rexhepi dhe siç ishte paralajmëruar fituesi fatlum i kompeticionit do të shpërblehet me preminë kryesore, e cila është një ‘Renault Clio’.
Fituesja veturën ia dhuroi të bijës, e cila në këtë ditë po festonte ditëlindjen. /Telegrafi/