Një numër i madh i llojeve të kancerit shkaktohen vetëm nga ushqimi i keq. Sipas studimeve të fundit, xhenxhefili natyral përmban përbërës që janë deri në 10,000 fish sesa ilaçet e kimioterapisë për luftimin e qelizave amë kanceroze.
Kjo për shkak se xhenxhefili përmban një kimikal i cili jo vetëm se ndihmon në trajtimin e problemeve të vogla, por edhe ju ndihmon nga sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.
Gjatë trajtimit të kancerit, fokusi është në vrasjen e qelizave të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e kancerit dhe largimi i tyre është i domosdoshëm për shërimin e përgjithshëm të trupit.
Qelizat amë ndryshojnë në qeliza të ndryshme të dëmshme të cilat e zhvillojnë një koloni tumori. Në çdo tumor, ato e përbëjnë vetëm 1% të qelizave dhe qelizat amë janë indiferente ndaj të gjithë agjentëve eksperimentalë të kimioterapisë.
Qelizat kanceroze e kanë aftësinë të shumohen në një numër të pafundmë dhe mund ta fillojnë një tumor të ri edhe ndokund tjetër.
Në procesin e metastazës, ato janë përgjegjëse për thuajse 90% të vdekjeve.
Sidoqoftë, ka shumë pak përbërës kimioterapeutik që mund t’i vrasin qelizat kanceroze siç duhet.
Sipas hulumtuesve, përbërësit që gjenden në një numër të madh të ushqimeve janë shumë të mirë për luftimin dhe parandalimin e kancerit.
Një nga këta përbërës është edhe 6-shogoal, i cili është rezent në xhenxhefil.
Ky përbërës në mënyrë direkte i helmon qelizat kanceroze në trupin e njeriut dhe i vret ato pa shkaktuar ndonjë efekt anësor në qelizat e shëndetshme.
Përbërësi ndihmon në trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit, siç është ai i prostatës, vezoreve, pankreasit, etj.
Vlen të ceket se ky artikull për herë të parë është publikuar në “Doctor.NDTV”. /Telegrafi/