Telegrafi

Xhensila Pere tregon se si një shqiptar i Kosovës i ka ofruar 250 mijë euro për një natë romantike me të

Ish-banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere, është vënë shpesh në qendër të portaleve e mediave për titujt dhe deklaratat e saj gjithmonë origjinale.

Ka zgjedhur të jetë e hapur dhe e drejtpërdrejtë me publikun, madje ka ndarë me të shumë histori private.

Prej disa kohësh, Xhensila merret me biznes. Aktualisht, ka marrë një periudhë pauze nga ekrani, po jo nga puna. Siç ka rrëfyer ajo sot në Pop Culture, i pëlqen edhe vëmendja televizive dhe profili që ka krijuar për veten.

Duke rrëfyer për projektet e reja, për ambiciet e së ardhmes, por edhe për lajmet që dalin prej saj, Xhensila komentoi sot edhe një lajm të pak kohëve më parë. Në një intervistë për mediat, ajo deklaroi se kishte marrë një ofertë 250 mijë euro për një natë, por që e kishte refuzuar.

E pyetur për arsyen, ajo tha se nuk mund të marrë kurrë në konsideratë të tilla oferta nga njerëz që nuk janë të interesuar për të njohur Xhensilën “Mund të më njihte mua si Xhensilë dhe të më fitonte pa para”, tha ajo për njeriun i cili i kishte bërë ofertën.

Pyetjes se cili ishte personi që ia bëri këtë ofertë, ajo iu përgjigj “Ishte një shqiptar nga Kosova, por që jetonte jashtë”.

Xhensila tha se aktualisht është single, por konfirmoi dëshirën se i preferon meshkujt më të vegjël se veten.