Bes Kallaku i kishte përgatitur një befasi të këndshme bashkëshortes Xhensila Myrtezaj.
Aktori ka publikuar një këngë në bashkëpunim Klajdi Harunin, të cilin e ka titulluar “Skifterja zemrës”.
Kënga i është dedikuar ekskluzivisht Xhensilës dhe në të shfaqen momentet më të bukur të çiftit gjatë kurorëzimit javën e kaluar.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares, e cila u zë në befasi nga bashkëshorti, ndërsa pohon se kjo ishte befasia e jetës.
“Surpriza më e bukur e jetës, ashtu siç vetëm ai di të mi dhurojë, një serioz komik si puna e tij, që të bën të qeshesh edhe të mendosh në të njëjtën kohë. Të dua Bes”, ka shkruar Xhensila në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, dyshja aktualisht gjenden për muajin e mjaltit në plazhet fantastike të Maldiveve. /Telegrafi/