Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj tregon se çfarë e bezdis nga fakti që është e famshme: Kam fituar imunitet me atë se çfarë dëgjoj rreth e rrotull

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka qenë një personazh tjetër i famshëm i ftuar së fundmi në “Më lër të flas”.

Përballë vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, ajo ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e karriera profesionale.

Në një moment, artistja shqiptare tregon se çfarë e bezdis për faktin që është e famshme.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të gjithëve, privatësia, sidomos kur bëhesh me fëmijë, disa raste kam qenë duke ia ndërruar pelenat te Liqeni vajzës dhe ishte një zonjë që dëshironte të bënte fotografi me mua dhe nuk ikte”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

Tutje, autorja e këngës “Sekreti” thotë se tani është më e qetë dhe se ka fituar imunitet nga komentet rreth e rrotull.

Foto: Screenshot/Instagram

“Me pengon kur ngatërrohet pjesa e familjes me artin bëhet kjo pjesa e showbizit, duam apo s’duam e kemi të faturuar se këtë kemi zgjedhur të bëjmë, kështu që. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet”, vazhdoi më tej ylli i muzikës.

Xhensila ndryshe edhe këtë verë ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version